Nice nuk njeh rivalë, thyen edhe Lyonin

357
fresco

midle

d1b18

7 fitore, 2 barazime dhe asnjë humbje. Nice po rezulton surpriza e vërtetë e Ligue 1 pasi në javën e 9 arriti një tjetër fitore të rëndësishme me rezultatin 2-0 ndaj Lyonit. Skuadra e Favre bëri gjithçka mirë në Allianz Riviera ku shënoi nga një gol në çdo pjesë për të konsoliduar pozitat në krye të klasifikimit. Ishte Paul Baysse ai që çeli zyrtarisht festën për vendasit me një gol të shpejtë që në minutën e 5. Asisti i Balotellit rezultoi vendimtar për mbrojtësin e Nices që u tregua i saktë përpara portës së Lopes.

Në minutën e 29, ndeshja për Lyonin u komplikua pasi Nabil Fekir la fushën e lojës pas një ndërhyrje aspak sportive ndaj Baysee. Në pjesën e dytë, Nice gjeti edhe golin e sigurisë me autor Jean Michael Seri (76)

Skuadra kuqezi kishte një tjetër rast të artë me Balotellin 9 minuta nga fundi, por bomberi italian u tregua i pasaktë nga pika e bardhë. Pas këtij suksesi, Nice mban vendin e parë me 23 pikë, 4 më shumë se Monaco, ndërsa Lyon mbetet në vendin e 5.

Comments