Nis protesta kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë /LIVE

370

Në Prishtinë po mbahet protestë kundër ndërtimit të Xhamisë së Madhe.

Protesta po mbahet pikërisht në lokacionin ku edhe është vënë gurthemeli i ndërtimit të saj, teksa aty janë vërejtur forca të shtuara të Policisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.

Protesta është organizuar në Facebook nga Binak Gashi, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tashmë pjesë e OVL-së së UÇK-së.

Gashi ka thënë se protesta do të mbahet pikërisht në lokacionin ku ka filluar të ndërtohet xhamia,

“Këshilli organizativ njofton se me datë 22. 07. 2020, (e mërkurë), ora 11:00, organizohet protestë kundër ndërtimit të kësaj xhamie pikërisht në lokacionin ku kanë filluar punimet. Pjesëmarrësit të jenë të pajisur me masat antikovid”, ka njoftuar Binak Gashi në Facebook.

Ai ka kritikuar faktin se xhamia është e financuar nga Turqia, derisa ka thënë se Kosova nuk është provincë e Turqisë por “histori e Ilirisë që nga koha pellazge”. /Lajmi.net/

Comments are closed.