Nishani: Qeveria nuk e tregon numrin real të të vdekurve nga Kovid-19 në Shqipëri

515

Ish presidenti shqiptar Bujar Nishani, i cili pas përfundimit të funksionit shumë rrallë paraqitet me komente për ndonjë gjendja të caktuar aktuale në vend, pasdite me një publikim në Fejsbuk e akuzoi Qeverinë se i gënjen qytetarët shqiptarë me numrin real të të vdekurve nga Kovid-19.

Sipas tij, Qeveria i i konsideron si viktima vetëm ata të cilët vdesin në spital, por jo edhe ata të cilët vdesin në spitalet private apo në shtëpitë e tyre.

Në këtë rast, siç thotë, përqindjet e vdekshmërisë në krahasim me të infektuarit, janë përpunuar mbi bazë të të dhënave të publikuara mbrëmë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Nëse përqindja e rasteve të vdekjeve në krahasim me të sëmurët në Kroaci ajo është 1,4 për qind, në Malin e Zi 0,8 për qind, në Serbi 2,4 për qind, në Kosovë 2,7 për qind, në Bosnje e Hercegovinë 4,2 për qind, në Greqi 4,3 për qind në Maqedoninë e Veriut 4,8 për qind, në Shqipëri raporti i personave të vdekur prej atyre të prekur nga virusi është 5,5 për qind. Qartazi shihet se Shqipëria ka përqindje më të lartë të vdekjeve prej atyre që janë infektuar deri më tani, ka shkruar Nishani.

“Edhe në kohë pandemie, Qeveria jo vetëm që i gënjen, por edhe i vjedh shqiptarët edhe përmes tenderëve korruptues”, konstaton Nishani

Sipas të dhënave të sotme të Ministrisë së Shëndetësisë në vend numri i të infektuarve është 409, gjegjësisht nëntë raste më shumë se dje. Nga numri i përgjithshëm 165 janë shëruar, derisa 22 persona kanë vdekur.

Comments