Një shqiptar i Cerkezit tenton ta vras një shqiptar të Kumanovës



Një banor i fshatit Cërkez ka gjuajtur në një kumanovar, me ç`rast e ka goditur veturën e parkuar afër,transmeton TetovaSot.
Incidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 2 e 30 min në fshatin Vakcincë, kur A.D.(36) nga fshati Cerkez me armë ka gjuajtur një plumb në drejtim të A.N.(31) nga Kumanova.
Pastaj plumbi ka përfunduar në xhamin e veturës “BMV” me targa nga Kumanova. Vetura ka qenë e parkuar aty afër.
Pastaj i njëjti pas gjuajtjes ka ikur me veturën e tij. Gjuajtjes me plumba i ka paraprirë një zënkë midis dy burrave.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.