Nominohen lojtarët e vitit, mungon ylli (Foto)


UEFA ka nominuar tre lojtarët më të mirë të vitit, në mesin e të cilëve mungon ylli botëror
UEFA ka nominuar Ronaldon, Antoine Griezmannin dhe Gareth Balen si lojtarët më të mirë, që u votuan nga votuesit e 55 vendeve anëtare në UEFA.
Në kampionatin evropian, tre të nominuarit kanë pasur paraqitje shumë të mirë, në të cilin Ronaldo ishte i pamposhtur në përfaqësuesen e tij Portugalinë, Griezmann duke shënuar 6 gola dhe Bale duke e dërguar Walesin në gjysmëfinale.
UEFA ka deklaruar se Lionel Messi ishte i pesti me radhë në raundin e dytë të votimeve, prapa bashkëlojtarit të tij Luis Suarez.
Ndryshe, fituesi do të zgjidhet më 25 gusht, gjatë një ceremonie në Monako.