Norvegjia planifikon ndalimin e burkas nëpër shkolla


Qeveria e krahut të djathtë të Norvegjisë ka njoftuar se ka në plan të ndalojë veshjen islamike, burka, nëpër shkolla dhe në univeristet.
Ministri i Arsimit Torbjorn Roe Isaksen, tha se qeveria është duke plaifikuar të ‘që me rregulla kombëtare të ndalojë veshjen burka nëpër objekte shkollore’, transmeton koalb.com.
Por çështja ka hapur debat mes partive politike, një vit para se vendi të shkojë në zgjedhjet parlamendtare. Disa parti politike, si dhe partia kryesore opozitare e kanë mbështetur propozimin për ndalimin e burkas nëpër shkolla.