Nuhiu sjell shërbimet e MPB-së afër kërçovarëve

253
Nuhiu sjell shërbimet e MPB-së afër kërçovarëve

Moebel THEMA

Zv.Ministri i MPB Agim Nuhiu ka deklaruar se nga fillimi Gushtit shërbimet e MPB do jenë më afër qytetarëve kërçovarë dhe ata nuk do të detyrohen që të udhëtojnë deri në Shkup. Më poshtë mund ta gjeni njoftimin e plotë të zv.ministrit Nuhiu:
Me fillimin e gushtit qytetarët e Kërçovës do të mund t’i konsumojnë shërbimet e MPB-së në mënyrë më të shpejtë dhe më efikase.
Deri sa për marrjen e pasaportave me urgjencë detyroheshin të udhëtojnë deri në Shkup, qytetarët e Kërçovës si paraqitjen e kërkesave ashtu edhe marrjen e pasaportave me urgjencë do të mund t’i realizojnë edhe në Kërçovë.
Ky shërbim do të realizohet me efikasitet të kënaqshëm nëse kërkesat për pasaportë urgjente paraqiten ditën e hënë dhe mërkurë deri në ora 12!
Ne do të jemi atje ku do të ketë nevojë! Shumë shpejtë do të vazhdojmë edhe në Dibër! Qytetarët meritojnë më shumë!”.
Comments