Nusja shqiptare thikë në gjoks burrit 16 vjet më të madh

242
Nusja shqiptare thikë në gjoks burrit 16 vjet më të madh

Një 25­ vjeçare shqiptare ka plagosur me thikë bashkëshortin e saj, 16 vjet më të madh në moshë. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në banesën e çiftit në fshatin Trabotivisht.

Mediat në Maqedoni bëjnë të ditur se 25­vjeçarja A.O. nga Shqipëria, ka tentuar të vrasë me thikë burrin e saj, pas një konflikti verbal për shkaqe banale.

Sipas informacioneve nga policia, i plagosuri S.O 41 vjeç është duke u mjekuar në spital në Dellçevë, ndërsa bashkëshortja e tij shqiptare është arrestuar, raporton “Balkanweb”.

Comments