OEMVP – Takim me delegacionin nga Republika e Kosovës

236

 

Kryetari i OEMVP-së Nebi Hoxha, realizoi takim me delegacionin zyrtar të Republikës së Kosovës, të kryesuar nga Ministre e tregtisë dhe industrisë Hykmete Bajrami transmeton Faktiditor. Delegacioni i Kosovës ishte i shoqëruar edhe nga ana e kryetarit të Odës ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu dhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shkup, Ylber Hysa.

Në takim u shqyrtuan format e ndryshme të bashkëpunimit të suksesshëm ekonomik deri më tani mes të dy vendeve, shkëmbimit tregëtar, rritjen e numrit të turistëve, prezenca e kompanive në dy vendet si dhe tema tjera në interes të të dy palëve.

Në takimin në mes Ministrit të Ekonomisë Driton Kuçi me Ministren e tregtisë dhe industrisë Hykmete Bajrami, morrën pjesë edhe kryetarët e të dy Odave ekonomike dhe diskutuan për promovimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të huaja. Ato u dakorduan që së shpjeti të organizojnë edhe  një takim të përbashkët me bizneset në Maqedoni dhe Kosovë, me qëllim që të kontribuojnë në zhvillimin e projekteve të reja afariste.

Comments