Opozita kërkon shpërndarjen, shumica pajtohet

200
fresco
midle
Nismat për vetëshpërndarje vijnë nga opozita maqedonase dhe nga deputeti i Lidhjes Demokratike, ndërsa shumica parlamentare është deklaruar se do ta mbështesë këtë nismë menjëherë pas miratimit të buxhetit.
Nuk përjashtohet mundësia që gjatë kësaj séance të bëhet edhe harmonizimi i njësisë zgjedhore numër gjashtë, e cila e tejkalon pragun e paraparë me Kodin zgjedhor.
Një gjë të tillë e kërkoi edhe eurokomisari Han, gjatë vizitës së fundit në Shkup, me qëllim që zgjedhjet të jenë ligjore dhe të mos ketë arsye për t’u kontestuar.
Profesori universitar Mersin Maksuti thotë se harminizimi i njësisë zgjedhore numër gashtë duhet dhe do të bëhet para shpërndarjes së Kuvendit, jo vetëm se ky është minimumi i domosdoshëm për të respektuar ligjin por, sepse në të kundërtën dëmtohet rëndë pesha e votës shqiptare.
“Parlamenti i RM-së, para se të vetëshpërndahet, patjetër, duhet të regullojë cështjen e pabarazisë së votuesve në këtë vend gjë që vjen në shprehje në njësinë numër gjashtë, ku tashmë votuesve shqiptarë u bëhet padrejtësi, dy herë. E para, gjatë pastrimit të Listës zgjedhore u hoqën, padrejtëisht afër 30.000 votues shqiptarë dhe dëmtimi i dytë vjen pikërisht tash kur në njësinë gjashtë gjashtë 30.000 votuesve shqiptarë u humbet pesha e votës”,shprehet profesori universitar Mersin Maksuti.
Ndërkaq, analisti Sasho Klekovski thotë se organizimi i zgjedhjeve dhe aktiviteti deri në atë datë janë dakorduar me aneksin e Marrëveshjes së Përzhinës, sipas tij më me rëndësi është mesazhi i komisarit Han, se cfarë duhet të bëhet pas datës 11 dhjetor.
“Me rëndësi është mesazhi se më 11 dhjetor në mesnatë do të duhet të kemi situatë kur humbësi do të gjejë forcë që t’ia urojë fituesit, që të mund të vazhdojmë më tej në zbatimin e agjendës së Pribesë dhe gjithsesi zbardhjen e gjithë asaj që doli nga materialet e përgjimit”,shprehet profesori universitar Sasho Klekovski.
Ndryshe, kryeparlamentari Trajko Veljanovski, në seanëcn e ditës së hënë ka paraparë miratimin e buxhetit për vitin 2017, një nga kërkesat kryesore të shumicës parlamentare që buxheti të miratohet para zgjedhjeve dhe, dy nismat për vetëshpërndarje të Kuvendit, atë të deputetit Pavle Trajanov dhe nismën e opozitës maqedonase.
Jashtë agjendës të kësaj përbërje parlamentare mbetën dy projektligjet që kërkoi PPS, e që sëfundmi janë propozuar nga deputeti i Lidhjes Demokratike Pavle Trajanov, Ligji për Prokurorinë Publike Speciale dhe ai për dëshmitarë të mbrojtur.
Comments