Edhe pse mbrëmë ndërtesa e Kuvendit të Kosovës ishte sulmuar, supozohet nga një predhë, sot pritet të vazhdohet seanca e djeshme plenare.

Kjo është bërë e ditur nga një njoftim i Kuvendit të Kosovës.

Sipas njoftimit, përcjell Telegrafi, seanca do të fillojnë në ora 12.00 dhe për rend dite do të jenë këto pika:

R e n d i i d i t ë s

1. Votimi Projektligjit nr. 05/L-101 për performancën energjetike në ndërtesa,

2. Votimi i Projektligjit nr. 05/L-105 për Mbrojtjen e Fëmijës,

3. Votimi i Projektligjit për kamatëvonesat në transaksionet tregtare,

4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-087 për Kundërvajtje,

5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-078 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-019 për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara,

6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Rregullat e Komunikacionit Rrugor,

7. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Qeverisë së Republikës së Kosovës për funksionimin e Sistemit të Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike në Sektorin Publik të Kosovës për vitin 2015,

8. Shqyrtimi i Raportit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2015,

9. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/L-182 për mbrojtje nga dhuna në familje,

10. Propozimi i GP të PDK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare. /Telegrafi/