Pavlopulos: Shkupi vjedh dhe falsifikon historinë

Presidenti i Greqisë, ProkopisPavlopulos, ka dërguar nga Selaniku një mesazh të qartë provokativ për Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë.

“Askush nuk ka të drejtë të kërkojë gjëra që nuk i takojnë. Nuk mundeni të shkruani ngjarje historike që asnjëherë nuk kanë ndodhur duke vjedhur historinë e njerëzve të tjerë.
Ua zgjasim dorën e miqësisë fqinjëve tanë, por asnjëherë nuk do t’ua lejojmë të tjerëve atë që nuk u takon atyre”, ka thënëPavlopulos gjatë ceremonisë në të cilën u shpall qytetar nderi i Komunës së Deltës.
“Premtoj se do të bëj gjithçka që mundem për ta mbrojtur edhe integritetin territorial dhe identitetin grek të Maqedonisë sonë, në bazë të historisë dhe ligjeve ndërkombëtare dhe evropiane” tha Pavlopulos, transmeton “Portalb”. /albeu.com/