Pejë: Vdes një person si pasojë e një vetaksidenti
Sot ka ndodhur një vetaksident në fshatin Poqest të Pejës.
Si pasojë e rastit, një person ka ndërruar jetë, shkruan lajmi.net.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai tha se i lënduari është dërguar në Spitalin e Pejës, ku pastaj vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.
“Rreth orës 18:10 policia është njoftuar për një vetaksident në fshatin Poqest të Pejës. Policia ka dalë në vend të ngjarjes, ndërsa i lënduar është dërguar në Spitalin e Pejës, ku vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar”, ka thënë Gashi. /Lajmi.net/


Comments are closed.