Përdhunonte gruan dhe rrihte fëmijët, shqiptari dënohet me 8 vite e gjysmë burg

410
fresco

 

midle

perdhunim - dhune - prostitute

Një shqiptar është dënuar me 8 vite e gjysmë burgim nga një gjykatë në Itali për dhunë në familje dhe përndjekje, raportojë sot mediat lokale, shkruan Syri.net.

Ngjarjet kanë ndodhur nga viti 2005 deri në 2013-ën. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, hynte në banesë i dehur dhe dhunonte gruan e tij si dhe fëmijët minorenë.

Gjithashtu, ai ushtronte edhe dhunë seksuale ndaj të shoqes. Kur ajo e denoncoi, shqiptari i ka dërguar mesazhe dashurie për t’u kthyer bashkë, por kur gruaja ka refuzuar, ai e ka fyer dhe kërcënuar.

Në një rast, kur gruaja ishte shtatzënë, ai e ka goditur me shqelma në bark. Shpeshherë, edhe tre fëmijët e mitur të çiftit janë rrahur e poshtëruar nga i ati i tyre. /Syri.net/

Comments