Pjetër Shala largohet nga seanca i nervozuar

245

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës po vazhdon gjykimi ndaj Pjetër Shalës, kundër të cilit të martën është ftuar të dëshmojë dëshmitarja e dytë e mbrojtur, e identifikuar me numrin 6.

Mirëpo i njëjti nuk do të dëgjohet nga ish komandant “Ujku” i UÇK-së, sepse Shala ka kërkuar të largohet nga seanca me arsyen se është nervozuar nga mënyra si po rrjedhë procesi dhe është në ankth.

Kërkesën e përcolli avokati i tij mbrojtës Jean Louis Gilissen.

“Ai është pak nervoz, nuk i pëlqen si po shkojnë zhvillimet dhe preferon ta ndjekë seancën me videolidhje. E takuam dy herë, ishte shumë nervoz, në ankth, po dridhej. Andaj shpresoj të na merrni parasysh kërkesën për ta lejuar të kthehet në paraburgim dhe ta ndjekë seancën me videolidhje.”

Pasi kryetarja e trupit gjykues i ofroi dy mundësi Shalës, të qëndrojë në sallë deri sa t’i rregullohej video-lidhja në qendrën e paraburgimit, gjë që do të merrte kohë, apo të hiqte dorë nga pjesëmarrja në seancë krejtësisht.

Shala zgjodhi të dytën.

Comments