Po shembemi në gërmadhat e protagonistëve që na dikton injoranca jonë

435
fresco

Image result for bardhyl zaimi

midle

Publicisti dhe gazetari Bardhyl Zaimi ka komentuar zënkën që ndodhi një ditë më parë në Prishtinë midis dy reperëve shqiptarë Cosman dhe Noizy transmeton Faktiditor.Ai në rrjetin social këtë ngjarje e ka quajtur si një zënkë mes dy reperave, që realisht përfaqësojnë injorancën në kuptimin më të gërditshëm.
Ja cfarë shkruan Zaimi në rrjetin social facebook:

…Ne vetëm mund ta marrim me mend se në çfarë derexhe jemi si shoqëri. Mbi 24 orë top lajm është një zënk mes dy reperave, që realisht përfaqësojnë injorancën në kuptimin më të gërditshëm. Një opinion në trans kërshërie për këtë ndodhi. Një bashkëjetesë virtuale me një botë analfabete e mbështjellë me celofon muzike. Një idolatri vetëshkatërruese që s’ka fund për nga banaliteti. A po shembemi në gërmadhat e protagonistëve që na dikton injoranca jonë. A po bëhemi një me sajesat e budallafta të derdimenisë që prodhojnë fiksacione kolektive. A ka fund marrëzia analfabete…/Faktiditor/.

Comments