Po transportonte të vdekurën, vdes shqiptari



Një shqiptar ka gjetur vdekjen pasi është përplasur në rrugë rreth orës 06:00 të mëngjesit të kësaj të diele.
Ngjarja ka ndodhur në Aggelokastro të Greqisë.
44 vjeçari shqiptari emri i të cilit nuk bëhet i ditur, po drejtonte një makinë funerali me një grua të vdekur në momentin kur u përplas në mënyrë fatale.
Ngjarja shkaktoi trafik të rënduar në rrugë, ndërsa forcat policore, zjarrfikëse dhe autoambulanca shkuan në vendngjarje.