Policia apel maturantëve: Kujdes gjatë mbrëmjes së maturës

371

Nga mesi i kësaj jave, në qytetin e Tetovës dhe të Gostivarit do të fillojnë manifestimet e maturës, kurse më vonë edhe të gjysëmmaturës, të cilat me padurim i presin nxënësit e viteve të katërta të shkollave të mesme, dhe të nëntëvjeçarët e këtij rajoni. Prej kësaj edhe kanë filluar përgatitjet për këto mbrëmje.

Me qëllim që manifestimet të kalojnë të sigurta dhe pa probleme, SPB Tetovë, apelon deri te Maturantët të përmbahen dhe të mos i shfrytëzojnë veturat e tyre ose të prindërve të tyre, për transport deri te objektet hotelerike, dhe nëse vërtetë kanë vendosur ti shfrytëzojnë veturat, këtë ta bëjnë vetëm në qoftë se posedojnë leje për vozitje, dhe të mos ulen prapa timonit nën gjendje të alkoolizuar, ose pa shoqërues më të vjetër. Kjo e fundit më së shumti vlen për vozitësit amatorë.

Maturantëve gjithashtu ju këshillojmë, maksimalisht t’i respektojnë rregullat, dhe dispozitat ligjore në komunikacion, që të mos e sjellin në pikëpyetje, sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion, megjithatë të mos e prishin rendin dhe qetësinë publike, nëpër dhe përreth shkollave dhe objekteve hotelerike, me lëshimin e muzikës me tonë të lartë dhe me përdorimin e armëve të zjarrit etj.

SPB Tetovë paralajmëron maturantët t’i marrin me seriozitet dhe tu përmbahen këtyre paralajmërimeve qëllim mira, preventive dhe apelojnë që me ndërgjegjësim dhe përgjegjësi t’i respektojnë, para së gjithash për shkak të sigurisë së tyre personale. Dhe jo vetëm këtë, por edhe festimet e maturës të kalojnë pa incidente, aksidente në komunikacion, dhe raste apo paraqitje tjera të padëshiruara.

Comments