Policia maqedonase zbulon personin që kërcënoi dy ministra dhe një deputet

510

Policia e Maqedonisë ka ngritur padi kundër personit me iniciale J.P. (38) nga Shtipi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale “rrezikim i sigurisë”.

“Ai gjatë muajve qershor dhe korrik të këtij viti nga telefoni i tij celular, përmes facebookut, respektivisht përmes aplikacionit “mesinxher” në disa raste përmes sistemit informatik ua ka rrezikuar sigurinë dy ministrave në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë dhe një deputeti në Kuvendin e Maqedonisë. I arrestuari ka dërguar porosi me përmbajtje kërcënuese se do të kryejë sulme ndaj jetës dhe trupit të tyre”, njoftoi policia, shkruan Gazeta Lajm. Porositë i ka dërguar në “facebookun” e ministrave dhe deputetit.

Comments