Presidenti i Kosovës paralajmëron daljen nga politika: Nuk është jeta ime

260
fresco

 

midle

Hashim-Thaçi-635x358

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka paralajmëruar largimin nga skena politike e Kosovës.

“Dëshiroj të theksoj se politika nuk është jeta ime. Presidenca është dalja ime nga jeta institucionale e politikës kosovare”, citon kjo gazeta serbe “Danas” Thaçin, pa saktësuar nëse ai e synon edhe një mandat në Presidencë.

Kryetari i vendit, pasi ka ritreguar edhe se si “është zgjedhur me shumicën e votave të Kuvendit në krye të shtetit”, ka folur për viktimat e luftës në hapësirat e ish- Jugosllavisë.

“Kosova së shpejti do të hapë kapitujt e gjetjes së drejtësisë nëpër gjykatat ndërkombëtare për gjenocidin e Slobodan Milosheviqit dhe për këtë jemi përgatitur një kohë të gjatë”, ka thënë Thaçi, i cili, më pas ka përmendur vizitën që e ka bërë në Stara- Grackë ku në korrikun viti 1999 u vranë 14 serbë ndërsa ka mohuar që ndonjë krim i pasluftës në Kosovë të jetë bërë nga UÇK-ja, raporton koha.net. Duke folur për dialogun Kosovës e Serbisë, Thaçi ka thënë se ai po i zbut marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe po e përafron Beogradin e Tiranën.

Comments