Prioritet i LSDM-së do të jetë zgjidhja e problemit me ujin e pijshëm në Tetovë (Video)
“Ju keni të drejt edhe për mjedis të shëndosh dhe ajër të pastër. Por e dimë se dhimbja juaj më e madhe është ajo që nuk keni sasi të mjaftueshme të ujit për pirje. E dimë se restrikcionet e vazhdueshme në ujësjellës dhe çezmat e thata janë problem me të cilën përballeni sidomos në periudhën e verës.
E dimë se dy dekada keni shpresuar se do të keni një ujësjellës të ri me të cilën do të ju zgjidhen problemet e ujit për pirje. Të gjithë e dimë se është turp në shekullin XXI qytetarët të mbushin ujë në shishe dhe në bure për t`i plotësuar nevojat elementare. Plus kësaj të paguajnë edhe llogari për ujin që nuk e marrin.”, deklaroi ndërmjet tjerash Pece Mircevski, anëtari i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, transmeton TetovaSot.
“Për këtë arsye prej këtu porosisim se ndërtimi i tërësishëm i një sistemi të ri ujësjellësi në territorin e Komunës së Tetovës duhet që të jetë prioritet për secilën qeveri dhe secilin pushtet lokal. Është e turpshme që deri më tani nuk ishte kështu.
E ftojmë Qeverinë që t`i kërkoje falje tetovarëve për atë që prej më shumë se një viti premtoi se problemi i ujësjellësit do të zgjidhet në përfundim të muajit shtator të vitit 2015”, deklaroi ndërmjet tjerash Mircevski