Një rast flagrant korrupsioni është zbuluar nga emisioni investigativ “Stop”, në televizionin Klan.

Bëhet fjalë për një prokuror, të Prokurorisë së Tiranës, i cili është kapur me zë dhe me figurë duke marrë plot 18 mijë euro nga një qytetar. Bëhet fjalë për prokurorin Ardian Braho.

Por si nis e gjithë historia?

Denoncuesit, i cili trokiti në emisionin investigativ “Stop”, i transferuan me bankë nga jashtë shtetit drejt Shqipërisë 120 mijë euro, shkruajnë mediat shqiptare.

Pas një indicie nga Krimi Ekonomik kjo shumë iu bllokua.

Dhe për të marrë atë që i takonte, pasi me dokumente ai kishte vërtetuar se ishin “para të pastra”, iu desh të paguante plot 18 mijë euro për prokurorin.

Ky i fundit, prokurori Ardian Braho, i merr lekët (në video) nëpërmjet oficerit të policisë gjyqësore, Fatosit.