Prokuroria Publike: “MIT” nuk ka akreditim ose leje për tre fakultete



Prokuroria ka njoftuar se është kryer bastisje në disa lokacione në Universitetin privat “MIT” në Shkup dhe janë konfiskuar materiale relevante për të dëshmuar dyshimet për krim financiar, njoftojnë nga Prokuroria Publike.
“Informacionet e para të Prokurorisë çojnë në pistën për të hetuar se në Universitetin në fjalë janë regjistruar numër më i madh i studentëve në Fakultetin e Stomatologjisë, Kozmetikës dhe Fizioterapisë. Pas verifikimit është vërtetuar se institucioni nuk posedon leje për punë për Fakultetin e Stomatologjisë, ndërsa për Fakultetin e Kozmetikës dhe Fizioterapisë nuk posedon as leje dhe as akreditim”,- thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike.
Gjatë ditës, Prokuroria do t’i kthejë Universitetit materialet e konfiskuara me qëllim që Institucioni të vazhdojë funksionimin normal.