PSP çka pas mosmiratimit të ligjeve?!, ekspertët: Të gjitha opsionet janë të hapura (VIDEO)

140

lence-ristovka-katica-janeva-i-fatime-fetai-04

“Gjykata Kushtetuese ende nuk ka vendosur për kushtetutshmërinë e Prokurorisë Speciale, ndërsa pas shpërbërjes së Kuvendit nuk përjashtohet shfuqizimi i kësaj prokurorie, vlerëson profesori universitar i së drejtës, Temelko Ristevski. Por sipas tij, nëse ndodhë kjo, Kuvendi edhe pas shpërbërjes mund të thërritet për seancë të jashtëzakonshme dhe ta zgjidh problemin, për ti mundësuar punën e paprekshme PPS-së, ashtu siç parashihet në Marrëveshjen e Përzhinës.

“Nëse Gjykata Kushtetuese punon në përputhje me kushtetutën, nëse ajo i respekton interesat e qytetarëve, nëse Gjykata Kushtetuese i përmbahet vullnetit politik, konsensusit politik të partive politike nuk do të vinte deri te shfuqizimi i PPS-së. Por është fakt se Gjykata Kushtetuese nga ajo që deri tani është treguar, veçanërisht nga abolimi, mund të pritet edhe një gjë e tillë. Gjykata Kushtetuese është nën ndikimin e fuqishëm të garniturës qeverisëse’’, u shpreh Temelko Ristevski, Profesor i së drejtës.

Sipas avokatit, Aleksandar Nakov , në Gjykatën Kushtetuese do të ketë ndryshime dhe se Prokuroria speciale nuk do të shfuqizohet nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Ai këtë e theksoi në emisionin e fundit në Klik Plus.

“Në fund gjykatësit kushtetues do të tërhiqen. Kam informata se në Gjykatën Kushtetuese se do të ketë ndryshime të brendshme dhe para fillimit të zgjedhjeve Prokuroria Speciale nuk do të shfuqizohet’’, tha Aleksandar Nakov, Avokat.

Eksperti për çështje juridike Mersim Pollozhani është optimist se zgjidhja e kryetarit të ri në Gjykatën Kushtetuese dhe zgjedhjet e parakohshme janë shpresë për funksionimin e Prokurorisë speciale.

“Nuk jam i bindur se edhe gjykata kushtetuese është e futur në lojërat aktuale politike. Gjendja e Prokurorisë Speciale varet gjithë nga rezultatet e zgjedhjeve në qoftë se pasojnë brenda këtij viti dhe do të priten pastaj forcat e reja, në qoftë se ka ndonjë ndryshim të forcave politike’’, tha Mersim Pollozhani, Ekspert Juridik.

Ekspertët për çështje juridike theksojnë se Prokuroria Publike Speciale do të përfshihet edhe në raportin e progresit të Komisionit Evropian për Maqedoninë, ku sipas tyre, do të kërkohet funksionimi i saj pa pengesa dhe zbatimi i detyrave që ka./Tv21

Comments