PSP, DSK-ja nuk lejon hetuesit të qëndrojnë brenda

269

Moebel THEMA

287282

Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim ka refuzuar që një hetues i Prokurorisë Speciale të qëndrojë në këtë institucion për të siguruar të dhënat deri në ardhjen e ekspertit të huaj. Këtë e bënë të ditur me një komunikatë nga Prokuroria Speciale duke thënë se përgjegjësia për sigurimin e pajisjes dhe sistemeve, deri në arritjen e ekspertit të jashtëm, në tërësi është ngarkesë e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim.

“Përgjegjësia e cituar më lart për sigurimin e pajisjes dhe sistemeve, në tërësi është ngarkesë e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim”, njoftojnë nga Prokuroria Speciale Publike.

Nga PSP-ja thanë se drejtori i DSK-së ka refuzuar kërkesën e tyre që brenda DSK-së të vazhdojë të qëndrojë një hetues i saj me arsyen se pajisja dhe sistemet që janë subjekt i hetimit, në tërësi janë të siguruara në bazë të rregullores për informata të klasi㹶楤kuara dhe me pretendimin që të respektohen principet e fshehtësisë së funksionimit të kësaj Drejtorie.

“Drejtoria garanton se pajisja dhe sistemet që janë subjekt i urdhrit në tërësi janë të siguruara në pajtim me rregulloren për informata të klasi㹶楤kuara. Kërkesa nuk është pranuar edhe për shkak të respektimit të principeve të fshehtësisë së Drejtorisë”, thonë nga Prokuroria Speciale Publike.

Nga Specialja bëjnë të ditur se shpresojnë edhe në zotimin e ministrit Oliver Spasovski për të siguruar që asnjë material të mos nxirret nga objekti. Që nga pasditja e të mërkurës, hetues dhe prokuror të speciales kanë qëndruar në DSK për të siguruar të dhëna se kush ka përgjuar nga viti 2008 deri në vitin 2015 në Maqedoni. Të dhënat kompjuterike që duhet të merren nga DSK-ja do të zbulojnë a janë bërë manipulime me sistemin ose a janë fshirë të dhëna të caktuara.

Comments