Publikohet konkursi për shkollim në Akademinë Ushtarake të Lundrimit Ajror dhe në Akademinë Ushtarake Vest PointUshtarake “
Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë shpalli konkurs për zgjedhje për nominim të 12 kandidatëve për dërgim në shkollimin 4-vjeçar në SHBA në Akademinë Ushtarake të Lundrimit Ajror dhe në Akademin Ushtarake “Vest Point”.
“Bëhet fjalë për një shans unikat për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë prej moshës 17-23 me arsim të mesëm të mbaruar, respektivisht me mundësi që ta mbarojnë arsimin e mesëm deri më 01.07.2017, të cilët e njohin mirë gjuhën angleze, kumtoi MM-ja.
Kandidatët që do të paraqiten, sqarohet, do të kalojnë në seri testesh dhe intervistash në Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa do të testohen edhe nga komisionet kompetente të Akademisë Ushtarake të Lundrimit Ajror dhe të Akademisë Ushtarake “Vest Point”.
Të gjithë kandidatët që kanë interes munden më hollësisht të njoftohen me konkursin që është publikuar në veb-faqen e Ministrisë, www.morm.gov.mk