Qeveria kërkoi vazhdimin e gjendjes së krizës



Komisioni për mbrojtje dhe siguri në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë sot do ta shqyrtoje propozimin për vazhdimin e gjendjes së krizës në kufirin verior dhe jugor për shkak të krizës së refugjatëve.
Nëse propozimi miratohet, në vend që deri me 31 dhjetor të këtij viti, kriza do të zgjas deri me 30 qershor të vitit 2017.
Vazhdimi i gjendjes së krizës është me kërkesë të Qeverisë e cila në seancën me 5 tetor e miratoi procesverbalin e Komitetit Administrativ për koordinim dhe menaxhim në sistemin e menaxhimit me krizat.