Arrestohen dy të dyshuar për grabitje

283
fresco
pranga-192072
midle

Hetuesit e stacionit policor të Ferizajt, dje kanë arrestuar dy persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “grabitje ”.

Ngjarja ka ndodhur me 21 shtator rreth orës 00:30 minuta në rrugën ,,12 Qershori” në Ferizaj, kur të dyshuarit, B.G. ( 21 vjeç) dhe V.G.(16 vjeç) kanë sulmuar fizikisht dy viktimat, shtetase të Republikës së Shqipërisë,përndryshe punëtore në një lokal, të cilat pas pëfundimit të orarit të punës ishin duke shkuar në banesën e tyre,ku me kët rast të dyshuarit me forcë kan marrë çantat e krahut në të cilat viktimat kishin dokumentet personale dhe rreth 5 mijë euro dhe pastaj janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Hetuesit policor tek i dyshuari B.G.kanë gjetur dhe konfiskuar 2 mijë e 750 euro si dhe një orë dore dhe një bateri të cilat do të shërbejnë si prova materiale.

Të dyshuarit në prezencë të avokatëve dhe punëtorit për punë sociale kan pranuar në tërësi veprën e kryer dhe pas intervistimit,me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit B.G. është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë,ndërsa ndaj të miturit V.G. ndalim policor për 24 orë.

Comments