Presidenti i Rusisë Vlladimir Putin arriti për vizitë në Turqi



Presidenti i Rusisë Vlladimir Putin arriti për vizitë në Turqi, ku do të merë pjesë në Kongresin e 23-të Botëror Energjitik në Stamboll, transmeton BTA.
Është paraparë edhe një takim i presidentit të Rusisë me kolegun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan, ku do të bisedohet për marrëdhëniet Rusi-Turqi, problemet rajonle dhe ndërkombëtare. Është e paraparë edhe nënshkrimi i dokumentave bilaterale, kumtoi Kremlini.
Putin do të marrë pjesë edhe në takimin e komisionit të përzier Rusi-Turqi për bashkëpunim ekonomik.
Vizita e presidentit të Rusisë vjen pas krizës nëntëmujore në marrëdhëniet mes Moskës dhe Ankarasë për shkak të rrëzimit të aeroplanit ushtarak rus nga forcat e armatosura turke në nëntor të vitit të kaluar.
Në gusht Putin dhe Erdogan, i cili kërkoi falje për rrëzimin e aeroplanit, shkrinë akullin dhe e ripërtërinë bashkëpunimin bilateral.
Për Turqinë, vizita e Vlladimir Putin është me rëndësi të madhe duke u nisur nga ajo që pritet të nënshkruhet marrëveshja për projektin Rrjedha turke, i cili do t’i ndihmojë Turqisë të bëhet qendër distribuese e gazit në Ballkan, si dhe për intensifikimin e marrëdhënieve bilaterale, nënvizojnë analistët.