Vazhdon seanca për “Lagjen e trimave”



Në Gjykatën Supreme vazhdon sot seanca për 37 të akuzuarit për rastin “Lagja e trimave”.
Gjatë dy seancave të kaluara të akuzuarit dhe avokatët e tyre u ankuan për keqtrajtime nga ana e policëve të njësitit special të të akuzuarve gjatë transportit, ku 15 nga gjithsej 37 të akuzuarit kërkuan ndihmën mjekësore.
Avokatët që në fillim të seancës kërkuan anulimin e seancës, për shkak të shëndetit të të akuzuarve.
Për seancën e sotme ka reaguar edhe Ambasada e Kosovës në Shkup, e cila kërkon nga institucionet përgjegjëse të ndërmarrin masat e nevojshme për ndërprerjen e maltretimit, si dhe keqtrajtimin e të paraburgosurve konform standardeve ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut.
37 persona janë të akuzuar për terrorizëm dhe shkelje të rendit kushtetues të Maqedonisë në rastin e Kumanovës. Atyre u ngarkohet përgjegjësia për vrasjen e tetë policëve dhe plagosjen e katër të tjerëve në “Lagjen e trimave”, më 9 dhe 10 maj të vitit të kaluar.
Në këto zhvillime janë vrarë edhe 10 persona të grupit të armatosur, të cilët pandehen se i takonin edhe 37 të akuzuarit.