QSA Kumanovë vazhdon solidarizimin me Hasanbegun, sot nisi furgonin e tetë me ndihma (Foto)

418

7

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit me seli në Kumanovë sot vazhdoi me dërgimin e ndihmave në Hasanbeg dhe Kamnik, transmeton TetovaSot.

QSA u solidarizua me banorët e Hasanbegut të cilët nga moti i lig dhe vërshimet, tashmë nuk kanë as ujë të pastër për pirje, por edhe as rrymë elektrike.

Dje u mbush një furgon me ndihma , në produktet me të rëndësishme për situata të këtilla krize: qiri, bukë, ujë dhe pashtetë, ndërsa sot u dërgua furgoni i tetë me produktet e njëjta.

Përndryshe, QSA Kumanovë ka shpallur një aksion për të vazhduar t`i ndihmohet banorëve të prekur nga vërshimet në Hasanbeg dhe në Kamnik.

QSA Kumanovë veçse ka siguruar një ndihmë të vazhdueshme për një javë rend për të prekurit nga vërshimet./TetovaSot/123456

Comments