Deutsche Presse Agentur (DPA): Lufta në 2001, shqiptarët kërkonin ndarjen nga Maqedonia dhe unionin e tyre me Kosovën

355

 

Në 15 vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, agjencia e lajmeve gjermane Deutsche Presse Agentur (DPA) ka shkruar se para 15 viteve lufta e 2001-shit, pakicës shqiptare muslimane që kërkonin ndarjen nga Maqedonia dhe unionin e tyre me Kosovën,”

“Nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit përpara 15 viteve i dha fund dhunës mes shumicës sllavo-ortodokse dhe pakicës shqiptare muslimane që kërkonin ndarjen nga Maqedonia dhe unionin e tyre me Kosovën”, shkruan agjencia e lajmeve gjermane Deutsche Presse Agentur (DPA), transmeton Zhurnal.mk.

Ndryshe, bisedimet për definimin e marveshjes së Ohrit ishin zhvilluar në vilën Biljana në Ohër gjatë muajt korrik dhe gusht të vitit 2001 derisa më 10 gusht ishte definuar marveshja, njofton Zhurnal.

Pas mbarimit të bisedimeve në Ohër, më 13 gusht të vitit 2001 në Shkup është nënshkruar marveshja nga: Lubco Georgievski, kryetar i VMRO, Imer Imeri, kryetar i PPD, Boris Trajkovski, kryetar i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski, kryetar i LSDM, Arben Xhaferi, kryetar i PDSH.

Si garantues të marveshjes nga faktorët ndërkombëtarë ishin edhe përfaqësuesit special: Fransoa Leotar, përfaqësues i BE, Xhejms Perdju, përfaqësues i SHBA.

Comments