Qytetari: Pse vajte me antiplumb në Prishtinë, por ja përgjigjia e Edi Ramës

203

Moebel THEMA

ramaaa

Edi Rama vazhdon komunikimet në Facebook me shqiptarët, ku paraqet një projekt apo vizitat që ka bërë në zona të ndryshme dhe më pas në komente u kthen përgjigje disa pyetjeve.

Në një ndër statuset e tij, një komentues e ka pyetur se përse ka veshur jelek antiplumb në Prishtinë.

“Nje pyetje kam une: pse vajte me antiplumb ne Prishtine sot? Leri keto kazana e kso gjerash palidhje se spo ecin?”

Përgjigja e udhëheqësit ka qenë e menjëhershme, duke përdorur “emojet” ai ka qeshur me këtë pyetje dhe më pas kjo është mendja e Berishës, ky i fundit bëri një status për këtë vizitë.

“Ha ha ha ha ha  zot o zot, sa keq me vjen per ju qe ju tall e perdor si te ishit dele nje katragjysh qe ka zbulu facebook-un ne pleqnine e thelle.  Po cfare antiplumbi mor Albert, eshte jelek sportiv o zotni, dhe s’eshte faji im qe une vishem si ma thote mendja, kurse e ju merreni me stampat e me plumbat e veshjeve te mia. Hajde hajde, antiplumb thote katragjyshi e ju me vrap mbas tij sikur e keni çoban! Merru o mik me ndonje liber a ndonje pune e mos harxho kohe me katragjyshin se ai ate pune ka, hap kazanin digjital e nxirr prej aty mbeturinat e botes se rrenave…”, ka shkruajtur Rama.

Comments