Raka për vonesat e rezultateve: Do të ketë përmirësime edhe në testime edhe në informim të qytetarëve
Ka përfunduar takimi i Bordit Këshillues për Covid-19.
Kryesuesi i Bordit, Lul Raka në një konferencë për media, pas takimit ka thënë se detyra e këtij bordi është që çdo veprim që merret në adresimin e përballjes me Covid-19, të këtë prapavi shkencore.
“Sot ishte takimi i parë konstituivë i bordit këshillëdhënës për Covid-19, në të cilën ne bashkë me profesionistët dhe ish-ministrat dhe ministrin aktual diskutuam për pikat kryesore dhe obligimit që janë para e këtij bordi këshillëdhënës, ky bord është këshillëdhënës nuk ka kompetenca ekzekutive. Siç e përmendi ministri prapavija e këtij bordi është që cdo veprim që merret në adresimin e përballjes me Covid-19, të këtë prapavi shkencore. Përkundër faktit se të dhënat po përditësohen dita ditës, e jona është t’i përcjellim. Dhe në bazë të këtyre të dhënave të japim rekomandimet dhe këshillat për situatën aktuale. Ne nuk diskutuam për pikat kryesore të cilat do të mund të futeshin për këshillat në përballje me pandeminë. Kemi diskutuar për disa prej pikave organizative”, ka thënë Raka
Lidhur me vonesat që qytetarët po përballën për marrjen rezultateve pas testimit për Covid-19, Raka ka thënë se beson se do të ketë përmirësime edhe në testime edhe në informim të qytetarëve.
“Nëse kanë qenë të ditëve të kaluar ato duhet të sqarohen, të informohet opinioni. Edhe testimi besoj do të jetën një prej pikave, besojë se do të ketë përmirësime edhe në testime edhe në informim të qytetarëve. Më informatat që kam unë pas mbështetjes që ka ardh prej “Kaktusit”, për informimin e qytetarëve, kjo organizata në mënyrë vullnetare do t’i njoftoj qytetarët për rezultatet. Sipas informative nga sot ka filluar ky aktivitet”, ka thënë Raka /Lajmi.net/


Comments are closed.