Nis samiti i Sofjes, Rama shikon egër kryeministrin grek Tsipras (Foto)
Ka nisur në Sofje të Bullgarisë, Samiti i i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor. Çeljen e ka bërë Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, pritësi i këtij takimi të rëndësishëm e më pas presidenti i Komisionit Evropian, Donald Tusk.
Pjesë e takimit, mes kryeministrave të Rajonit, është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Ai është fotografuar nga Associated Press, teksa ka qenë duke biseduar me kryeministrin e Greqisë, Aleksis Cipras.
“Kryeministri shqiptar Edi Rama, flet me kryeministrin grek Alexis Tsipras gjatë një takimi pas tryezës së rrumbullakët të krerëve të shteteve të BE dhe Ballkanit Perëndimor në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje të Bullgarisë, sot më 17 maj 2018”- shkruan Associated Press.
Kujtojmë se mes dy vendeve tona pritet të finalizohet marrëveshja për të ashtuquajturin pakti detar, për të cilën ka pasur një seri takimesh e negociatash mes palëve./Panorama


