Rama: Vuçiq dhe unë kemi pikëpamje krejtësisht të ndryshme për çështjen e Kosovës

89

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe ai gjithmonë kanë pikëpamje krejtësisht të ndryshme për çështjen e Kosovës.

“Për mua Kosova është shtet i lirë, demokratik dhe sovran. Mendoj se ndërkohë gjërat po përparojnë, gjërat po ndryshojnë. Gjërat po ecin në drejtimin e duhur. Ngadalë, por po ecin. Dikur nuk kemi pasur komunikimi dhe ishte e pamundur të imagjinohej që serbët dhe shqiptarët mund të ishin në të njëjtën tavolinë. Pra, do të duhet kohë, do të duhet kohë, por kjo është në rregull”, tha Rama për televizionin malazez “A Plus Tv”.

Rama foli edhe për deklaratën e presidentit Vuçiq në Forumin Ekonomik Botëror të mbajtur së fundmi në Forumin Ekonomik në Davos.

Comments