Ramushi tregon pse u ndanë AAK dhe Vetëvendosje

152

 

Moebel THEMA

Ramushi tregon pse u ndanë AAK dhe Vetëvendosje

albin-kurti-620x330Dëshira për protestë paqësore u bë shkaku i ndarjes së rrugëtimit të AAK-së me LVV-në, sipas liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai në Rubikon të KTV-së theksoi se synim i partisë së tij ishte një protestë masive, qoftë edhe me zhvillime artistike e kulturore, të cilat do ta bënin bashkë gjithë shoqërinë në një vend, transmeton Koha.net .

“Ne kemi pasur dëshirë që të shkojmë në atë rrugë, kah protestat që janë sa më masive, sa më qytetare, qoftë edhe me zhvillime artistike e kulturore që do ta bënin tërë shoqërinë me një vend”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se protesta paqësore ishte e nevojshme.

E vlerësimet dhe deklarimet publike të liderit dhe kolegëve të tjerë të LVV-së, sipas Haradinajt, vështirësuan edhe më tutje një marrëdhënie të ndërsjellë midis tyre.
“Kanë ndodhur edhe shumë debate publike që e vështirësuan marrëdhënien e ndërsjellë, vlerësime qoftë të anës së tyre me ne apo kolegëve tonë për ta”, ka thënë ai.

Sipas Haradinajt, partneriteti bëhet i pamundshëm në një atmosferë, ku nuk respektohet hierarkia dhe postet të cilat janë të deklaruara.
Ai theksoi se pikërisht kjo ka ndodhur në Vetëvendosje, në kohën kur ishin si opozitë e bashkuar, ku sipas tij, vendimet merreshin nga sekretari i partisë, Dardan Molliqaj, dhe nuk respektoheshin të tjerët.

“Vendimmarrja në Vetëvendosje ishte e shpërqendruar. Vendimet merreshin nga Dardan Molliqaj. Do të thotë ai ishte vendimmarrësi e këta kolegët tjerë në raste të caktuara nuk e kishin peshën e asaj që përfaqësonin, që ishte e habitshme pak edhe partneriteti me një partner, ku vendimmarja nuk është hierarkike, në bazë të asaj që është deklaruar”, përfundoi lideri i AAK-së.

Comments