Ka vazhduar seanca gjyqësoren për rastin “Kumanova” me dëshminë e Fadil Elshanit dhe Esat Kafexhollit. Të dy të akuzuarit kanë folur se si kanë arritur në territorin e Maqedonisë dhe për çfarë arsye, raporton gazeta Lajm.
“Më 26 prill 2015 Xhafer Zymberi më ka thirrë në telefon për kafe. Jemi takuar dhe më ka thënë se na presin në Maqedoni për t’u konsultuar për të drejtat e shqiptarëve, moszbatimin e Marrëveshjes së Ohrit… 1-2 maj kemi hyrë në Maqedoni. Kem hyrë në Bellanoc, kemi qëndruar në një shtëpi të pabanuar. Aty kemi vlejtur një natë. Të nesërmen mbi ne kanë fluturuar 2 helikopterë. Sigurisht se na kanë hetuar. Nuk kaloi kohë erdhën disa civilë dhe folën më Mirsadi Ndrecaj. Dy tjerë e pritnin në veturë, e tipit mercedez- xhip. Personi që foli me Mirsadin ishte diku 50-55 vjeç. Dhe pastaj jemi lëshuar poshtë. Na ka pritur Riza Jonuzaj, na hapi derën na tha të çlirohemi e të ndihemi sikur si në shtëpi. Na solli ushqim. Aty mbetëm dy ditë. Tani e kam kuptuar se kemi qenë në shtëpinë e Fadil Fejzullahut. Kanë ardhur njerëz janë takuar me Mirsad Ndrecaj. Nuk i kam njohur. Dikush ne na ka thirrë, ata janë jashtë, ne jemi brenda. Ditën kritike jemi zgjuar nga krismat dhe jemi mbrojtur deri në momentin e dorëzimit. Pas dorëzimit jemi keqtrajtuar shumë, edhe ne stacion edhe në gjykatë na kanë rrahur. Kokën e kam të lënduar në tre vende nga goditjet me kallashnikov. As nuk më kanë pyetur nëse kam nevojë për mjek”, ka dëshmuar Kafexholli.
Ai ka ritheksuar se dikush i ka sjellë në Maqedoni dhe se gjykata duhet ta zbardh rastin.
Në pyetjen e prokurorit se “kush ju ka sjellë, cilët janë ata persona”? Elshani me përgjigje: Ata që na kanë përcjellë rrugës. Nuk i njohë!
“Kam ardhur me Arben Rexhaj. Më tha të shkojmë në Maqedoni për moszbatimin e MO-së, të bëjmë një Deklaratë dhe më pyeti a jam i gatshëm t’i bashkëngjitem UÇK-së. I thash po! Më, 6-7 maj kemi mbërri në Hotël në shtëpinë e Kenan Isenit, pastaj të nesërmen kemi kaluar në një shtëpi tjetër, të pabanuar. Ndërkaq, për Kumanovë jemi nisur diku ora 1 e natës më 9 maj. Si të gjithë tjerët jemi zgjuar nga krismat. Gjatë luftimeve shtëpinë ku ishim e kapi flaka. Mirsadi më tha të bëj rezistencë sa të kalojmë në shtëpi tjetër. Arritëm të kalojmë në shtëpinë tjetër, pastaj e njëjta procedurë, kaluam në shtëpinë e tretë. Në mbrëmje gjatë luftimeve unë u lëndova në kokë. Beg Rizaj ma lidhi kokën me një maicë. Në mbrëmje bënëm plan se si të dorëzohemi. Hisen Rushiti në shkallët e shtëpisë ku ishim, te pushimorja, bëri vetëvrasje, duke thënë se nuk dorëzohet dhe nuk duk do që të bjerë në dorë të policisë. Unë jam dorëzuar pas Malishevës, pastaj kush ka dalë pas meje nuk e di. Jemi keqtrajtuar shumë. Edhe në gjykatë kanë vazhduar me keqtrajtimin”, ka rrëfyer rastin Esat Kafexholli, i akuzuar tjetër nw rastin “Kumanova”.
Vitin e kaluar në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë, një grup i armatosur është përleshur me forcat e sigurisë të Maqedonisë. Nga rasti në fjalë, u vranë 8 policë nga njësitet speciale dhe nga njësitet e veçanta të MPB-së, ndërkaq 4 të tjerë u plagosën. Ndërkaq, humbën jetën edhe 10 pjesëtar të grupit të armatosur.


Comments are closed.