Reperi rikthehet në skenë me karrocë, ishte qëlluar me armë zjarri

179

Offset performoi në Festivalin e Muzikës dhe Arteve në Coachella të shtunën, vetëm disa ditë pasi u qëllua me armë zjarri jashtë një kazinoje në Florida.

Artisti 34-vjeçar i repit, emri i vërtetë i të cilit është Kiari Cephus, doli në skenë me karrocë, ndërsa vazhdon të shërohet nga një plagë me armë zjarri, transmeton Indeksonline.

Ai arriti të qëndronte në këmbë për disa pjesë të shfaqjes, të cilat i ndau në pamjet e postuara në Instagram.

Offset i shkroi në postim për gati 24 milionë ndjekësit e tij, ‘DASHURI E VËRTETË ’.

Policia pretendon se muzikanti Lil Tjay, 24 vjeç, nxiti një sherr që çoi në të shtënat me armë ndaj ish-anëtarit të Migos.

Comments