Rrëfehet Majlinda Kelmendi: Ja pse qava në Rio 

228

 

msjsj-650x358

Majlinda Kelmendi ka thënë se përfaqësimi i Kosovës në Lojërat Olimpike ka qenë një motiv shtesë për të. Kampionia olimpike në xhudo, ka dhënë një intervistë për ‘Judoinside’, ku ka rrëfyer emocionet pas suksesit të madh të arritur në Rio.

“Unë kam qenë më të vërtetë e gatshme për këtë turne. Isha shumë e motivuar sepse mbrapa meje ishte Kosova, dhe kjo ishte hera e parë që Kosova merrte pjesë në Olimpiadë. Doja aq shumë për të fituar”, deklaroi Majlinda Kelmendi për Judoinside, përcjell Lajmi.net.

Ajo tutje është pyetur për rëndësinë e fitores së saj në Kosovë, ku përmend luftën dhe gjendjen jo të mirë ekonomike të Kosovës.

“Kjo do të thotë shumë. Ne i kemi mbijetuar një lufte. Ka ende fëmijë që nuk e dinë nëse prindërit e tyre janë gjallë, ka ende fëmijë që nuk kanë mjaftueshëm për të ngrënë, nuk kanë fletore e libra për të shkuar në shkollë. Nga ky vend bëhem kampione olimpike, dhe kjo është një gjë e madhe për ne”.

Momenti më i mirë i Lojërave Olimpike për Majlinda Kelmendin, ishte dorëzimi i medaljes së artë nga Thomas Bach, presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

“Një vit më pari ai erdhi në Kosovë, dhe më tha: “Unë jam këtu për të të mbështetur ty”. Dhe në Rio më tha: Kemi bërë një marrëveshje dhe ju tani keni përmbushur atë”. Këto fjalë më bërën të qaj. Unë dua ta falënderoj shumë atë në emër të federatës tonë dhe vendit tim”.

Comments