Rrëshqitja e dheut në autostradë: Mbyllet segmeti rrugor nga Suhareka në Prizren

232

Ministria e Infrastrukturës ka dhënë detaje për rastin e rrëshqitjes së dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”.
MI ka bërë me dije si rrjedhojë e kësaj rrëshqitjeje, është mbyllur përkohësisht qarkullimi rrugor në segmentin nga Suhareka deri në Prizren, shkruan lajmi.net.

Ndërkaq, nga Prizreni në drejtim të Prishtinës, rruga është e lirë për qarkullim.

“Bashkë me ekipet e mirëmbajtjes jemi në teren dhe jemi duke punuar vazhdimisht deri në zhbllokimin e këtij segmenti rrugor, duke marrë kështu të gjitha masat e duhura në mënyrë që nesër ky segment të jetë i lirë për qarkullim. Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve që e shfrytëzojnë këtë rrugë, që nga Suhareka deri në Prizren ta shfrytëzojnë rrugën nacionale N25”, bën të ditur Ministria e Infrastrukturës.

Njoftimi i plotë nga Ministria:

Sot ka ndodhur një rrëshqitje e dheut në autostradën “Ibrahim Rugova”, përkatësisht në kilometrin e 26-të në mes të Suharekës dhe Prizrenit, rrjedhimisht për shkaqe sigurie dhe rrezikshmërisë së lartë në këtë segment jemi detyruar që ta mbyllim përkohësisht qarkullimim rrugor në segmentin nga Suhareka deri në Prizren, ndërsa rruga nga Prizreni në drejtim të Prishtinës është e lirë për qarkullim.

Bashkë me ekipet e mirëmbajtjes jemi në teren dhe jemi duke punuar vazhdimisht deri në zhbllokimin e këtij segmenti rrugor, duke marrë kështu të gjitha masat e duhura në mënyrë që nesër ky segment të jetë i lirë për qarkullim. Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve që e shfrytëzojnë këtë rrugë, që nga Suhareka deri në Prizren ta shfrytëzojnë rrugën nacionale N25. /Lajmi.net/

Comments are closed.