Sadiku mungon ndaj Lihtenshtajnit dhe Spanjës


Armando Sadiku, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, do të mungoj në ndeshjen ndaj Lihtenshtajnin dhe Spanjës
Armando Sadiku nuk do të jetë për dy ndeshjet e radhës së Kombëtares, ndaj Lihtenshtejnit dhe ndaj Spanjës.
Ekzaminimet e detajuara mjekësore mëngjesin e kësaj të marte evidentuan nevojën që sulmuesi t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në meniskun e gjurit, çka e bën të pamundur angazhimin për dy takimet e radhës.
Sadiku do t’i nënshtrohet operacionit në gju këtë të mërkurë, por ajo që ka më tepër rëndësi është se për fatin e mirë të 25-vjecarit, nuk bëhet fjalë për diçka serioze pasi ndërhyrja në menisk nuk paraqet një problematike të komplikuar.
Sadiku do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Izraelin që do të luhet në 12 nëntor, shkruan Super Sport. Aktualisht nga futbollistët e grumbulluar trajneri i Kombëtares ka në dispozicion për sa i përket repartit të sulmit Sokol Cikalleshin, Bekim Balajn dhe Azdren Lullakun.