Sektori i afarizmit në Maqedoni kërkon ndryshime për urdhërpagesat dhe përmbarimet noterike

116

Moebel THEMA

oem-1-780x439

Sektori i afarizmit kërkon që urdhërpagesat dhe përmbarimet noterike të bëhen nga shërbimet juridike të kompanive, e jo nga bashkëpunëtorë të jashtëm, pra nga avokatë ose shoqëri avokatësh, siç e thotë edhe ligji.

Siç u tha në konferencën për shtyp të Odës Ekonomike të Maqedonisë (OEM), ndryshimet duhet të hyjnë në fuqi më 1 janar të vitit 2017 dhe nëse në këto ndryshime nuk intervenohet siç propozojnë firmat, atëherë janë të mundshme që një numër i madh i juristëve të mbeten pa punë.

Praktikisht, kërkohet ndryshimi i vendimeve për përmbarim dhe noterizim, si në Ligjin për procedurë gjyqësore ose kthimin në këtë segment, ashtu siç ka funksionuar deri tani.

Sipas anketës së OEM-së, nga 226 kompani të pyetura në veprimtari të ndryshme, 61.5% kanë shërbim të tyre juridik, me nga shtatë deri tetë të punësuar, nga të cilët më së paku 5 kanë përfunduar provimin juridik shtetëror.

Comments