Selektimi i ndihmave po mbyt për së dyti Hasanbegun

547
fresco

Urim SALIHU
Ata kanë humbur gjëra më të shtrenjta .Kanë humbur shumë njerëz dhe këtë tragjedi nuk e kompensojnë as miliona e miliona para.Në rrethana tjera ata kurrë nuk do mbushnin formularë për tu kompensuar humbjet materiale.Hasanbegasit kurrë nuk i janë nënshtruar shtetit për tu kërkuar ndonjë gjë thone ata per Faktiditor.Por tragjedia i mposhti, dhe u morri thuajse cdo gjë.Kjo goditje mbase i ka detyruar që mos presin dimrin duarkryq sepse pavarësisht se jeta vazhdon , ajo kërkon edhe gjëra jetësore pa të cilat nuk mund ta imagjinosh atë.Jeta e njerëzve nuk ka asnjë cmim, por edhe cmimi që ata e paguan ishte po aq i shtrenjtë.Por pavarësisht kësaj ata po i mbyt një seleksionim i mallkuar që ndihmat po ndahen në mënyrë jo të barabartë .Nuk është njësoj të jesh maqedon dhe të jesh shqiptar.Midis shumë diferencash dhe anashkalimesh janë edhe ndihmat që nuk ndahen njësoj.Në shtetin e tyre të përbashkët Maqedoninë ata kanë dicka jo të përbashkët me palën tjetër-anashkalimin.Por kjo tragjedi e 6 gushtit ka lënë pasoja të pariparueshme , aq sa shumë njerëz humbën vendet ku e kemi patjetër të kthehemi-shtëpitë e banimit.Verën e vajtuan i madh e i vogël ndërsa dimrin e presin me dëshpërim, nën kujtimet e trishta të asaj që ndodhi dhe me brengën si do t’a kalojnë me atë fat mizor që ua rrëmbeu të gjitha.Shtëpitë e tyre ngjajnë si kampe përqendrimi .Shumë prej tyre janë të tmerrshme për të jetuar, shumë prej tyre poashtu janë të ankthshme të kalosh një natë dhe jo më një stinë.Por kur dëmin t’a llogarisin në mënyrë qesharake me shifra që nuk mbulojnë as të blesh gjëra më elementare si batanije për tu ngrohur, një frigorifer dhe një koftor dimri pa mos llogaritur drunjte per ngrohje , me cfarë do ushqehen, kush do ti rinovojë ato shtëpi fantazmë me 1 , 2 ose edhe tre mijë euro qe nuk rregullon dot një gardh ose një mur jo më një shtëpi.Banorët gjithnjë kanë mbushur kronikat televizive duke u ankuar për këtë padrejtësi që u bëhet , por ata mbetën të vetmuar nga shteti, ndoshta shumë ndihma edhe u keqpërdorën me qëllimin se i dedikohej atij vendbanimi të shkretë.Ndoshta shumë profiterë te veshur nën petkun e kombit dhe të fesë nuk dolën aq njerëzorë sa duan të duken në publik.Në pjesën e errët të mashtrimeve të tyre ata keqpërdorën edhe tragjedinë të ndihmuar edhe nga seleksionimi i shtetit duke i ndarë njerëzit në kategori të parë dhe të dytë, në shqiptarë dhe maqedonas , në njerëz që kanë lidhje diku lartë dhe të tjerë që fjala e tyre tretet si zëri i shtatë vëllezërve që u ndanë te ajo përralla e famshme.
Sikur të mund ta kthenin kohën pas, banorët e Hasanbegut nuk do merreshin me shifra , ata para as nuk do t’i kërkonin dot, por varfëria dhe tragjedia i goditi me gjithë forcën sa i vuri përpara aktit të kryer./Faktiditor/.

midle

 

Comments