SHBA, biznesmeni shqiptar ekzekutohet në lokalin e tij në Detroit (VIDEO)

398

1
Një biznesmen shqiptar, pronar i një bar-restoranti në Detroit të Shteteve të Bashkuara, ka mbetur i vdekur pasi u ekzekutua me armë zjarri në lokalin e tij.Ngjarja ndodhi sot në mëngjes në rrugën “South Ethel” në Coney Island (Koni Ajlënd), në jug të Detroitit, raporton noa.al duke cituar mediat lokale në Detroit.

Viktima është Fran Juncaj, 59 vjeç që shikoni në foto.

Policia e Detroitit tha se vrasja dyshohet se ka ndodhur gjatë një tentative grabitjeje në orën 9:30 të mëngjesit me orën lokale.

Fran Juncaj është gjetur i vrarë me një plumb në gjoks para derës së restorantit.

Ai ishte me origjinë shqiptare dhe kishte emigruar në SHBA në vitin 1975. 59-vjeçari e drejtonte biznesin familjar sëbashku me të vëllain, Tony Juncaj, për më shumë se 35 vjet.

Policia dyshon se grabitësi kishte njohje të mëparshme me Juncajn, ndaj edhe e ka qëlluar që të mos e kallëzojë.

“Ai kishte besim te komuniteti”, ka thënë Stivën Dolunt, zyrtar i policisë lokale. “Juncaj ishte një njeri shumë miqësor dhe kjo që ndodhi nuk do të kalohet lehtë”, shtoi ai.

Detroit është ndër shtetet më problematike në SHBA. Pa frikë ky vend mund të quhet turpi i Amerikës. Një shtet ku policia është pasive më së shumti, sikurse ka dëhsmi të pafundme të banorëve të atjeshëm.

Shumë shqiptarë kanë ngritur bizneset e tyre atje, kryesisht lokale, pasi vetë amerikanët, sidomos të bardhët, i largohen çdo ditë e më shumë Detroitit. Disa shqiptarë, sikurse raporton noa.al, dëshmojnë se qëndrojnë të armatosur në bizneset e tyre dhe përballen shpesh me grabitje dhe gjobëvënie. Ata detyrohen që të paguajnë shpesh shuma të majme tek kontingjentet kriminale për t’i lënë të qetë përkohësisht.

Comments