Sherfii: Kjo është hera e fundit që marrim pjesë në tryeza ku flitet për zgjedhje
Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës, Bilall Sherifi ka thënë se tryezat, e kishin qëllimin që së paku të arrinin të shtënsionojnë marrëdhëniet e që në fakt sipas tij, tryeza e sotme ka synimin te tensionojë dhe ta kthej rrotën mbrapa.
“Pse të mos flasim edhe për zgjedhje por ideja është që të flasim në mënyre konstruktive, ku të gjitha palët janë për me diksutu si të shkohet më tej por që tash tryeza mori kahjen e manifesteve, partitë parlamentare ftohen për të biseduar në zgjedhje vetëm në një rast z. Kurti, kur opozita e ka bë shumicën për ta rrëzuar dhe ia bën një ofertë gjeneroze pozitës për një periudhë që të mos e rrëzojë, pra i thotë pozitës nuk po të rrëzoj por po ta kërkojë një datë të përbashkët se kur të shkojmë në zgjedhje pra kjo është logjika, unë mund të të rrëzoj kur të dua por që ka interesa nacionale ose të tjera”, tha Sherifi në tryezen e VV’së.
Sherifit shoi se ardhja e mazhorancës për shkuar në Tryezë dhe të diskutojë për zgjedhje është gjenerozitet.
Ai tha kjo është hera e fundit që marrin pjesë në temën për zgjedhje sepse mendon që kurdo që opozita i ka numrat për ta rrëzuar qeverinë prapë do shkojnë më idenë që ta zgjasin pak dhe të zgjedhin që të shkohet në zgjedhje pas tre muajsh apo 6 muajsh.


Comments are closed.