Shkelet me veturë një 14 vjeçar në Tetovë

239

Dje rreth orës 19 e 40 min në rrugën “Ivo Lola Ribar” në Tetovë ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë marr pjesë vetura e tipit BMV me targa gjermane, e drejtuar nga 21 vjeçari A.M. dhe një 14 vjeçar, këmbësor nga fshati Sellcë, transmeton TetovaSot.

Në aksident, 14 vjeçari është lënduar dhe me veturë tjetër është dërguar në Spitalin Klinik në Tetovë.

Është kryer kontroll dhe po vërtetohet arsyeja dhe rrethanat tjera të lidhura me aksidentin.

Comments