Shkeli distancën e sigurisë, policia bllokon motorin e ujit dhe gjobit drejtuesin

82

Moebel THEMA

motor uji

Policia e Durrësit ka bllokuar një motor uji që shkeli distancën e sigurisë në plazh, ndërsa ka ndëshkuar me gjobë drejtuesin e saj.

Burime zyrtare nga kjo polici bëjnë me dije se në vijim të kontrolleve të zhvilluara nga Policia Kufitare, për zbatimin e rregullave nga mjetet lundruese, si dhe mbi bazën e denoncimit të disa qytetarëve në dhe në media online, rreth orës 15:00 të ditës së sotme u bllokua motori i ujit që ishte në përdorim nga S.M., banues në Shkallnuer të Durrësit.

Policia fton edhe njëherë drejtuesit e mjeteve lundruese të respektojnë rregullat, si dhe pushtetin vendor të ndihmojë në krijimin e një ambienti sa më të sigurt për pushuesit.

Gjatë këtyre dy ditëve, në të gjithë vendin janë bllokuar 11 mjete ujore, nga këto 1 skaf, 2 gomone e 8 motorë uji. Sipas policisë, në vijim të punës, që nga fillimi i sezonit veror e deri më datën 3 Gusht janë bllokuar edhe 13 mjete të tjera ujore./tvklan.al

36
Comments