Shkodër, denoncon ish të dashurin: Më kërcënoi se do të më publikonte foto intime në Facebook

171

 

Moebel THEMA

facebook-logo

Një e re në Shkodër ka denjuar ish të dashurin se ai e ka kërcënuar se do ti publikojë foto intime në rrjetet sociale.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se, SH.D., banuese në Shkodër është paraqitur në rajonin e policisë dy ditë më parë dhe ka bërë kallëzim, se E.H., me të cilin ka pasur një lidhje intime, e ka kanosur se do publikoj në rrjete sociale foto që kanë bërë bashkë.

Ish i dashuri i SH.D. është shpallur në kërkim nga policia.

Materialet për këtë rast u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”.

/Syri.net/

Comments