Shkodër, fshati Obot mbetet i bllokuar nga ujërat, ndërhyn ushtria

196

Shkodër, fshati Obot mbetet i bllokuar nga ujërat, ndërhyn ushtria

Situata e përmbytjeve në Shkodër po shkon drejt normalizimit, me përjashtim të fshatit Obot ku situata nuk ka ndryshuar. Sipas raportit të bashkisë së qytetit, prezenca e ujit nuk lejon kalimin me automjete të ulëta. Që në orët e para të mëngjesit ka qënë e nevojshme prania e makinës së ushtrisë, në mënyrë që qytetarët e zonës të kenë mundësi për të lëvizuar dhe për të kryer nevojat e tyre.

Niveli i liqenit dhe lumenjve ka pësuar rënie, me tendencë drejt normalizimit. Moti i kthjellët gjatë ditës së djeshme, ka ndikuar në stabilizimin e situatës në përgjithësi.

Energjia elektrike nuk ka patur ndërprerje në pjesën më të madhe të territorit të Bashkisë Shkodër. Po ashtu, procesi mësimor po zhvillohet normalisht.

Image

Lexo edhe

Comments